Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, i është përgjigjur kryetarit të Rahovecit Smajl Latifit, pasi ky tha servil.
Kjo deklaratë erdhi pas pohimit të Blerim Latifit se gjatë zgjedhjeve të kaluara kryetari i Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka shpërndarë certifikata të veteranëve me veturë zyrtare nëpër fshatrat e Rahovecit.
“Qe përgjigjja ime për Smajl Latifin, kryetarin e Rahovecit. Smajl, ty dhe krejt abuzuesit me taksat e qytetarëve, pavarësisht petkut partiak a institucional që kanë, kemi me i ndalë”, shkruan Latifi, transmeton Gazeta Sinjali.