Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje, dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë i arrestuari pas shqiptimit të tiketës për mosrespektim të orës policore është revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.
I njëjti gjatë transportimit me veturë zyrtare ka vazhduar t’i kanosë zyrtarët policorë dhe me këmbë ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/