Një 21 vjeçar nga Poliçanti është plagosur rëndë këtë të dielë teksa montonte një pushkë të cilën e kishte improvizuar vetë.
Aleksandër Shatro ka pësuar lëndime serioze pasi njëra prej saçmeve i ka shpërthyer në momentin e montimit të armës. I riu ka marrë dëme në pjesën e duarve dhe në fytyrë.
21 vjeçari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi mjekët në spitalin e Beratit kanë konkluduar se rasti i tij ishte i rëndë./Gazeta Sinjali/