image I shkrepën armët në parkingun e një pompe në Prizren, aktakuzë kundër Altin, Arlind dhe Veton Hoxhës

Drejtësi

I shkrepën armët në parkingun e një pompe në Prizren, aktakuzë kundër Altin, Arlind dhe Veton Hoxhës

news image

Një incident me armë zjarri kishte ndodh më 29 janar në parkingun e një pompe derivatesh te Tranziti i Ri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona. Një grup i të rinjve dyshohej se ishin të përfshirë, në rast, raportoi Gazeta Sinjali.

Personat e dyshuar që ishin ndaluar atëherë janë Altin Hoxha Arlind Hoxha dhe Veton Hoxha familjarë mes vete.

Ndaj tyre, dhe dy personave të tjerë sot Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për veprat penale të “Vrasjes e rëndë” të mbetur në tentativë, “Mbajtja e armëve pa autorizim” dhe “Përdorimi i armëve apo mjetit të rrezikshëm”.

“A.H.(1), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””.

“A.H.(2), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“V.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””..

Akti i akuzës është ngritur edhe për ”E.K për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 min në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H, A.H.(1), dhe A.H.(2), dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.

I njëjti, pas një mosmarrëveshje paraprake e cila kishte ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00min në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., në një anë dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në anën tjetër, në momentin kur i pandehuri E.K.,dhe dëshmitari Gj.Sh., arrinë me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit “TT”, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T.

Po ashtu, i pandehuri E.K., deri me datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët e Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62mm, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve të lartcekur. Më këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së

Lexo më shumë për rastin:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/