image Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari Veton Hoxha - djali i ‘Beqës’ nga Prizreni i dyshuar për tentim vrasjen

Ekskluzive

Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari Veton Hoxha – djali i ‘Beqës’ nga Prizreni i dyshuar për tentim vrasjen

news image

Policia e Kosovës më 14 shkurt e kishte shpallur në kërkim Veton Hoxhën, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.

Katër ditë më pas, zbulon ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Hoxha është arrestuar.

Ai është kapur sot pasdite, rreth orës 15:30, pas një pune operative hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

I njëjti më pas është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencë të avokatit të tij.

Me vendim të Prokurorit, Hoxhës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti vazhdon të jetë në hetim.

Ndryshe, Veton Hoxha është djali i Beqir Hoxhës, i njohur si Beqa.

Veton Hoxha, i cili po kërkohej për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 29 janar të këtij viti, për të cilin rast ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve ishin edhe të plagosur.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se dy të dyshuarit që ishin plagosur dhe më pas arrestuar janë Altin Hoxha dhe Arlind Hoxha.

Ndërsa, më vonë ishte arrestuar personi i tretë që është: Fidan Tabak, rreth 24-vjeçar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/