Një femër në fshatin Obranq të Podujevës është ngacmuar seksualisht nga një burrë më 4 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Këto burime bënë me dije për Sinjalin se i arrestuari, me probleme mendore, i kishte shkuar të shtëpia viktimës dhe e kishte sulmuar seksualisht.
Rasti është iniciuar në Polici si “sulm seksual” dhe dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të mbrëmjes.