I sapokthyeri nga Gjykata Speciale, Sadik Halitjaha ka folur rreth kësaj Gjykate rreth mënyrës se s’i janë sjellur me të.
Halitjaha, ish zv/komandat i Zonës Operative të Pashtrakut është shprehur se sjelljet ndaj tij kanë qenë korrekte.
“Fillimisht më kanë njoftuar me ftesë ata që duhet të shkoj me datën 3, pastaj është shtyrë me datën 17 dhe ka mbetur pezull dhe unë kam pritur arrestimin. Megjithatë, janë sjellë korrekt me mua dhe mirë që janë sjellë ashtu, ka qenë mirë për mua, për familjen, por edhe për ata vet, për imazhin e tyre. Deri më 31 tetor, ku nuk kanë ardhur të më arrestojnë në shtëpi, por më kanë detyruar që të shkojë në aeroport, më kanë siguruar biletën, udhëtimin, përcjelljen deri në Hagë. Kemi shku atje, ka pasur korrektësi në sjellje. Nuk ka pasur ashtu siç kanë qenë ato spektaklet me Jakup Krasniqin e të tjerët, ndoshta edhe s’do të mund ta kisha duruar atë”, tha ai.
Tutje, Halitjaha u shpreh se edhe procedurat tashmë janë zbutur, përcjell Klankosova.tv.
“Unë e konsideroj sjellje të mirë dhe konsideroj se edhe vet procedurat e tyre janë të zbutura, për shumë shkaqe, dihet çfarë fjalimi mbajti Edi Rama në Këshillin Evropian, dihen qëndrimet e amerikanëve kohëve të fundit, ngjarjet që janë zhvilluar në Ukrainë, fajtorët të cilët kanë historik për Kosovën dhe ndikimet e tyre”, u shpreh ai.