Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Sipas informacioneve, vrasja e dyfishtë në Gjakovë dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje.
I dyshuari, Gjergj Gjokaj, është i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri.
Sinjali mëson se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj.