image Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

news image

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura, raporon Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjergj Gjokaj.

Informatat e para nga organet e rendit janë se i dyshuari është Gjon Gjokaj megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/