Kosovar Jashari nga Mitrovica ka përfunduar studimet e masterit për arkitekturë në Shtutgart të Gjermanisë. Tema e diplomimit të Jasharit është “Tregu në Mitrovicë, me bibliotekë, galeri, sallë e tregut (kino, teatër) si dhe tribuna jugore e stadiumit “Rizah Lushta” në Mitrovicë.
Veçantia e diplomimit të tij lidhet pikërisht me këtë temë të diplomës, pasi ka arritur që me një temë për Kosovën të diplomojë në Universitetin e Shtutgartit.
Për këtë projekt, Kosovari është vlerësuar me notë 9.0, ndërsa nota mesatare e studimeve të tij të masterit është 9.5./Gazeta Sinjali/
Më poshtë e keni njoftimin për Kosovarin nga familja e tij:
Përshëndetje stafi,
Djali ynë, Kosovar Jashari, mbaroi studimet Master në Fakultetin e Arkitektures në Shtutgart. E veçanta është se tema e projektit është: Tregu në Mitrovicë, me Bibliotekë, Galeri, Sallën e Tregut, Sallë multifunktionale (Kino, Teatër), si dhe tribuna jugore e Stadiumit “Rizah Lushta”! Projekti ka 92 faqe dhe ështe vlerësuar me notë 2.0 (9.0). Besoj që është në interes të publikut që të publikohet. Unë po ju drejtohem juve nëse ju e vlerësoni që është me rëndësi promovimi i arritjeve të fëmijëve shqiptarë në Diasporë. Kosovari edhe Bachelor-in e ka përfunduar me notë mesatare 1.5 (9.5). E veçantë tjetër është se ka zgjedhur në projekt në Mitrovicë që na ka befasuar për të mirë edhe neve prindërve. Më poshtë po ju dërgoj edhe ca foto.