Një 21-vjeçar me origjinë kosovare është qëlluar për vdekje të enjten në mbrëmje në Kassel-Niederzwehren të Gjermanisë.
Për këtë vrasje është arrestuar një person si i dyshuar kryesor, transmeton Sinjali.
Zëdhënësi i policisë, Torsten Werner dhe zëdhënësi i prokurorisë Andreas Thöne njoftojnë se një burrë 26-vjeçar nga Kassel është nën dyshimin për vrasjen me dashje të 21-vjeçarit.
I dyshuari, i cili fillimisht ishte përpjekur të largohej ishte denoncuar nga një dëshmitar.
Policët e arrestuan atë në shtëpinë e tij, ndërsa ata arritën të sekuestrojnë edhe armën me të cilën dyshohet se i dyshuri kishte kryer vrasjen.
Ndonëse është shoqëruar në polici, i dyshuari, një gjerman i lindur në Kassel ende nuk ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen.
Sipas informacioneve të policisë viktima dhe personi që dyshohet se ka kryer krimin thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin edhe më parë.
Sipas informacionit të HNA, autori dyshohet se e ka qëlluar viktimën të paktën pesë herë./Sinjali/