image I riu nga Deçani tregon se si vendosi që t'ia dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

Kosovë

I riu nga Deçani tregon se si vendosi që t’ia dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

news image

Valmir Aliçkaj, i riu nga Deçani ka rrëfyer për ditën kur ka marrë vendimin që të ia dhurojë veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, e cila fatkeqësisht, ndërroi jetë dje, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliçkaj ka deklaruar se për një minutë kishte marrë vendim që të ia dhurojë asaj veshkën.

“Nazlijën e kam njohur përmes facebook-ut. E kam parë në orën 01:00 që po kërkon ndihmë. Mu është dashtë një minutë kohë dhe kam vendos. Për këtë më kanë motivuar Zoti, UÇK dhe vajza ime. Te postimi në facebook kam shkruar dhe kam lënë numrin e telefonit. Pas 10 minutave më ka telefonuar një tezak i saj dhe më ka thënë nëse jam i gatshëm për atë që kam thënë. As familja e saj nuk besonin për këtë. Të nesërmen e kam takuar vëllain e saj Ilirin dhe kam shprehur gatishmërinë që pa asnjë llojë kompensimi të ja jap veshkën”, tha ai në T7.

Aliçkaj po ashtu u shpreh se takimi i parë me Nazlijen ka qenë në QKUK, gjersa është shprehur i falënderuar që pati mundësinë ta njohë 19-vjeçaren.

/Gazeta Sinjali/