image I riu në Gjilan dyshohet se u vra për shkak të një borxhi

Drejtësi

I riu në Gjilan dyshohet se u vra për shkak të një borxhi

news image

Vrasja e të riut Egzon Rafuna që tronditi mbrëmë Gjilanin, dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi. E gjithë ngjarja, sipas Prokurorisë, ka ndodhur afër shtëpisë së viktimës, rreth orës 20:40.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 08 nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen ‘’Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R., në atë mënyrë që të pajisur me dy lloje të armëve të zjarrit, kanë gjuajtur shtatë (7) herë në drejtim të njërit tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur i ndjeri E.R., ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe i pandehuri V.H., i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, kundër të dyshuarve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/