image I riu 'mburret' me tejkalimin e rrezikshëm, e poston videon në TikTok

Siguri

I riu ‘mburret’ me tejkalimin e rrezikshëm, e poston videon në TikTok

news image

TikTok-u është bërë një nga platformat më të popullarizuara në botë, sidomos pas pandemisë. Kjo platformë po shfrytëzohet nga njerëzit në çdo lloj forme, shkruan Gazeta Sinjali.

Një i ri nga Kosova ka vendosur që ta publikojë një video në TikTok ku shihet se e bën një tejkalim të rrezikshëm derisa është duke vozitur deri 142 km/h.

Ai videon e ka postuar në llogarinë me emrin “vikktorgashi” para 15 orëve.

Videon e postuar nga ai, në adresë të Sinjalit e ka dërguar një sinjalizues dhe ka thënë se kjo video është bërë në Bërnicë të Ulët, ku është e paraparë të vozitet me 40 km/h.

Sinjalizuesi tha se “shoferët e tillë po ua rrezikojnë jetën kështu duke vozit e tu ba video”.

/GazetaSinjali/