image I riu ‘fluturon’ me BMW në Prishtinë/ Vozit 195km/h e nuk i ndalet Policisë - Sinjali

I riu ‘fluturon’ me BMW në Prishtinë/ Vozit 195km/h e nuk i ndalet Policisë

news image

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro gjobë një 22-vjeçar i cili nuk i ishte bindur urdhrit për ndalje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i riu kishte qenë duke vozitur 195 km në orë, kur është vërejtur nga një patrullë policore, sot rreth orës 02:08 në Veternik të Prishtinës.

22-vjeçari nuk ishte ndalur, përkundër urdhrit të zyrtarëve policorë.

Mirëpo, Sinjali merr vesh se i njëjti është kapur vetëm 37 minuta më vonë, po në Veternik.

Me këtë rast, policia i ka shqiptuar atij 300 euro gjobë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin