image "Gazetarë të shitur e mercenarë"/ AGK dënon gjuhën e përdorur nga Haradinaj
[wp-story id="814678"]

Kosovë

“Gazetarë të shitur e mercenarë”/ AGK dënon gjuhën e përdorur nga Haradinaj

news image

Sot, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u deklarua në lidhje me kandidimin e mundshëm për president të Shqipërisë. Në një postim në Facebook, ai shkroi se lajmet janë bërë nga gazetarët e ‘shitur’ dhe ‘mercenarë’.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e kanë dënuar këtë sulm.

“Kryetari i AAK-së njëherish deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”. 
Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve”,
thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese”.

/GazetaSinjali/