I propozuari nga AAK-ja për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi, ka thënë se me qeverinë e re kufiri i Kosovës do të kthehet në Çakorr.
Selimi në “Debat Plus” ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka marrë zotim për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.
“Pasi që ka ardhur koha që të jemi partnerë me LDK-në ne kemi insistuar që kjo marrëveshje të përfshirë ndër të tjera edhe demarkacionin. Ne kemi marrë obligimin dhe në letërkëmbimin me LDK-në thuhet se duhet të realizohen obligimet e marra. Ne kemi marrë obligim që të dërgojmë kufirin në Kullë dhe Çakorr. Atë obligim ne duhet ta realizojmë. Ai obligim do të realizohet me këtë pushtet”, deklaroi Selimi. /Gazeta Sinjali/