image Flet nipi i Isa Boletinit, kjo është arsyeja pse janë larguar flamujt nga kulla

Kosovë

Mitrovicë/ Flet nipi i Isa Boletinit, kjo është arsyeja pse janë larguar flamujt nga kulla

news image

Flamujt te kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë nuk janë në shtizë, kjo për shkak se era e fortë po i shqyen ata.

Nipi i Isa Boletinit, Gamend Boletini për Gazetën Sinjali ka thënë se era e fortë po i shqyen flamujt, prandaj po detyrohen t’i largojnë nga shtiza pasi që çmimi i tyre është i lartë për t’i blerë.

Tutje Boletini ka theksuar se gjatë festave zyrtare, flamujt vendosen edhepse nuk janë kushtet e favorshme atmosferike.

“Flamujt po i hjekim, i qesim vetëm për festa, me të thënë të drejtën tani po frynë era e fortë dhe po i shqyen. Era e madhe e flamujt po i blejmë shtrenjtë. I kemi vendos, por pas festave i kemi hjek se tani dimri dhe era po i shqyen. Deri në pranverë jo për ndonjë gjë, nuk ka problem tjera”, ka thënë Gamend Boletini.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së -Veriut, Besim Hoti, ka thënë se nuk ka ndonjë raportim të këtë probleme me vjedhjen apo diçka të ngjashëm për këta flamuj.

“Si vepër nuk është lajmëru, ata e kanë sigurimin e vetë, por nuk është raportu që të ketë problem”, ka thënë Hoti për Gazetën Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga kulla e Isa Boletinit, ai ka thënë se sot ka vizituar këtë kullë por nuk i ka parë flamujt. /Gazeta Sinjali/