image I plagosuri në Dragash u qëllua nga ish-dhëndri, i dyshuari arrestohet nga Policia

Siguri

I plagosuri në Dragash u qëllua nga ish-dhëndri, i dyshuari arrestohet nga Policia

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Dragash, ku një person ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor me urgjencë, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë pasur lidhje familjare. I plagosuri që u qëllua me armë zjarri është ish vjehrri i të dyshuarit.

Akoma nuk dihen detajet e incidentit, por që tashmë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Me të marrë informacionin, ekipet policore kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kanë arritur ta bëjnë identifikimin e të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin do t’i bëjë hapat tjera të nevojshme lidhur me këtë rast”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/