image Të shtëna me armë zjarri në Dragash, një i plagosur

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Dragash, një i plagosur

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Dragash, ku një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima është dërguar për trajtim mjekësor me urgjencë, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.

Akoma nuk dihen detajet e incidentit, por që tashmë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/