Lumir Abdixhiku ka vizituar San Siron sonte ku Milani do të luajë ndaj Bolognas, shkruan Sinjali Sport.
I pari i LDK-së ka postuar një foto në llogarinë e tij së bashku me vajzën e tij në stadiumin “San Siro”, duke shkruajtur “Forza Milan”.
Milani do të kërkojë fitoren sonte në mënyrë që të vazhdojë luftën e titullit, së bashku me Napolin e Interin.