image I pandehuri e kërcënon gjyqtarin në Vushtrri

Siguri

I pandehuri e kërcënon gjyqtarin në Vushtrri

news image

Një gjyqtar është kërcënuar përmes Facebook-ut dje rreth orës 13:00 në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, motivi i kanosjes kishte qenë një seancë gjyqësore që i dyshuari e kishte pasur së bashku me bashkëshorten e tij.

“Rr. Skënderbeu, Vushtrri 30.11.2020 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gjyqtarin mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook. I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/