image I paaftë për njësitin ku shërbente ishte edhe polici 'qejfli' që e vrau qytetarin në Gjilan

Kosovë

Lista/ I paaftë për njësitin ku shërbente ishte edhe polici ‘qejfli’ që e vrau qytetarin në Gjilan

news image

Një vrasje e rëndë e kishte tronditur Gjilanin dhjetorin e vitit të kaluar, sidomos për faktin se një polic i Kosovës, Vllaznim Hamdiu, e kishte qëlluar për vdekje qytetarin Lulzim Spahiu në sy të djalit të tij të mitur.

Gazeta Sinjali ka siguruar listën me 15 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët janë të paaftë për punën që kryejnë, bazuar në rezultatet nga kontrollat mjekësore që u janë bërë. Në këtë listë gjendet edhe polici Vllaznim Hamdiu, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt dyshohet se e vrau qytetarin me armë zyrtare, pas një ‘dëfrimi’ në një lokal.

Sipas hetimeve, dyshohet se Vllaznim Hamdiu kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, gjatë një mosmarrëveshjeje pas një aksidenti mes automjeteve të tyre rreth orës 5 të mëngjesit.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali thuhet se polici Vllaznim Hamdiu nuk ishte i aftë të shërbente në Njësinë Speciale, edhepse deri para se të prangosej pas krimit, ai shërbente si polic special.

“Nuk është  i aftë për Njësinë Speciale , por është i aftë për njësite tjera në Policinë e Kosovës”, thuhet në dokumentin e Policisë.

Përpara krimit, polici kishte qenë duke pirë alkool në një lokal. Ai kishte shtënë me armë zjarri edhe në lokal, përpara se t’ia merrte jetën qytetarit. /Gazeta Sinjali/