image I ndalohet hyrja në Rusi sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës

Futboll

Liga e Evropës/ I ndalohet hyrja në Rusi sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës

news image

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, nuk mund të paraqitet në ndeshjen e nesërme në Ligën e Evropës me ekipin e tij, Baselin.

Rusia, për shkaqe politike ia ka ndaluar hyrjen Zhegrovës, duke mos i dhënë vizë, raporton “Basler Zeitung”, transmeton Gazeta Sinjali.

Pasaporta e Kosovës të cilën e posedon Zhegrova është bërë shkak që Rusia t’ia ndalojë hyrjen në vendin ku ai dhe ekipi e tij do ta luanin ndeshjen e rëndësishme kundër Krasnodarit.

Përveç Zhegrovës, në këtë ndeshje nuk do të mund të paraqitet as mesfushori tjetër nga Kosova, Taulant Xhaka, shkaku i pezullimit. /Gazeta Sinjali/