image I moshuari për shtrenjtimin e rrymës: Ne pensionerët e kemi sjell Kurtin, ne e rrëzojmë

Sociale

I moshuari për shtrenjtimin e rrymës: Ne pensionerët e kemi sjell Kurtin, ne e rrëzojmë

news image

Një i moshuar ka vajtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe migrimin e të rinjve jashtë vendit.

Ai tha se do të jenë pensionerët ata që do ta rrëzojnë kryeministrin, Albin Kurti nga pushteti.

Siç tha ai, ata e kanë sjellë dhe ata do ta rrëzojnë atë.

“Pensionerat i kanë lënë me 100 euro, 40 vjet përvojë pune. 100 euro se njeh statutin. Albin Kurti ka thënë se kanë me i heq kriteret. Nuk e heq kriteret na pensionerat e kemi pru dhe e heqim apet. Na e kemi pru, le ta shohin këtu. Ne 200 mijë pensionera prapë ka me shku te shpija, për uthulla në pranverë kismet”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe migrimin e qytetarëve jashtë vendit.

“Në këtë kohë me hyp rryma, ai ka thënë me e zbrit po me zbrit s’po zbret le të rrijë qashtu bile. Migrimi i pa arsyetueshëm edhe ky. Popullsia është mjerim me u largu nga shteti, nga vendlindja, është për me qajtë”, ka thënë ai për EO.

I moshuari deklaroi se është gjë e trishtë largimi i të rinjve nga vendi, teksa për Kurtin tha se ka thënë vetëm fjalë boshe.

“Vetëm fjalë boshe na tha dhe u anuluan krejt ato çfarë na i tha”, tha ai.

/GazetaSinjali/