Është arrestuar një person në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet për mashtrim, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se i dyshuari i kishte marrë 259.90 euro nga një femër për të blerë një truall dhe nuk ia kishte kthyer më.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po iniciohet si “Mashtrim”.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20, në Lipjan./GazetaSinjali/