image I mituri vetëplagoset aksidentalisht në Prishtinë - Sinjali

I mituri vetëplagoset aksidentalisht në Prishtinë

news image

Një i mitur dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri para dy ditësh në fshatin Keqekollë të Prishtinës, njofton Gazeta Sinjali.

I lënduari nga plagët e marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë zjarri.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin