image I mituri rrokulliset me automjet në Suharekë

Siguri

I mituri rrokulliset me automjet në Suharekë

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:10 në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, automjeti që u vetaksidentua po drejtohej nga një i mitur, i cili e kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.

“Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij viktima mashkull/kosovar. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/