image I mituri në Drenas ikën nga shtëpia për shkak të keqtrajtimit nga i ati

Siguri

I mituri në Drenas ikën nga shtëpia për shkak të keqtrajtimit nga i ati

news image

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 12:05 ka arrestuar një person të dyshuar për keqtrajtimin e të birit të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari fillimisht e kishte raportuar në polici djalin e tij të mitur si të zhdukur, por më vonë ishte paraqitur bashkë me djalin e tij, për të lajmëruar se ai ishe kthyer.

Policia njofton se gjatë intervistimit kishte kuptuar se djali ishte larguar nga shtëpia për t’i ikur keqtrajtimit nga i ati i tij.

Me vendim të prokurorit, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq fëmija i mituri në strehimore./Gazeta Sinjali/