Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka bërë të ditur se pas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se autobusit të aksidentuar nuk është dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.
Ata tutje kanë shtuar se nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna për kryerjen e transportimit të brendshëm ose ndërkombëtar të udhëtarëve që e udhëheq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Nga kjo ministri thonë se ka regjistruar tre automjete të licencuara të firmës “Besa Trans BTB”, ndërsa autobusi i djegur nuk është në mesin e automjeteve të regjistruar.
“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thonë nga kjo ministri, raporton Alsat.
Ata obligojnë firmën që menjëherë ta deponojë licencën për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat për licencë për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Nga kjo ministri po ashtu theksojnë se qeveria në mbledhjen e fundit ka obliguar Inspektoratin Shtetëror të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në firmën “Besa Trans”. /GazetaSinjali/