image I mbijetuari i vetëm i familjes Cara niset për shërim në Itali, Rama i thotë diçka para se ta hipin në aeroplan

Rajon

Kurimi/ I mbijetuari i vetëm i familjes Cara niset për shërim në Itali, Rama i thotë diçka para se ta hipin në aeroplan

news image

I vetmi i mbijetuar i familjes Cara në Thumanë, Albert Cara, është nisur sot drejt Italisë, për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ai u nxor i gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, por me shumë dëmtime në trup. Cara është nisur këtë mesditë me avion nga aeroporti i Rinasit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë Oerta Manastirliu.

Albert Cara humbi të gjithë familjen nën rrënoja, gruan Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, të fejuarën e Almirit, Stelën, nusen e xhaxhait, Anthi, dhe mbesën e saj Sadajan, të cilët janë përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit. Ndërkohë, nga rrënojat u nxor e gjallë Lindita Cara, vajza e xhaxhait të Albert Carës (nëna e Sadajanës), pas rreth 15 orësh nën rrënoja.

“Albert Cara, 54 vjeç, i cili falë këmbënguljes së forcave të kërkim/shpëtimit u nxorr i gjallë, por me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, nga rrënojat ku humbi tërë familjen???? Po dërgohet për trajtim më të specializuar, në një ndër klinikat më prestigjioze të Italisë ????????????????????”, shkruan Rama, teksa publikon dhe videon, që tregon momentin e nisjes së 54-vjeçarit drejt Italisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/516857172505968/?t=621