image "I mahnitur nga era evropiane që frynë në Kosovë”, Bislimi takohet me kryediplomatin grek

Politikë

“I mahnitur nga era evropiane që frynë në Kosovë”, Bislimi takohet me kryediplomatin grek

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas. Takimi i tyre ka nisur me rrëfimin e Rokanas, i cili ka mbetur i mahnitur nga pasuritë natyrore dhe sipas përkufizimit të ministrit grek “erës evropiane që frynë në Kosovë”.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Kosova dhe Greqia duhet të intensifikojnë punën dhe angazhimin me njëra-tjetrën.

“Objektivi final për Kosovën duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian, perspektivë kjo e nisur në Selanik në vitin 2003 për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që të ecin së bashku në harmoni dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Bislimi.

Sipas Bislimit, vendi po ecën përpara me ritme të shpejta në avancimin e agjendës evropiane, ku dallohet puna e bërë nga Qeveria në sundimin e ligjit.

“Tashmë po ndërmerret hapi i parë, që është ai i aplikimit për anëtarësim. Në ndërkohë, vendi po ecën përpara me ritëm të shpejtë në avancimin e agjendës evropiane dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, ku dallohet puna e bërë nga Qeveria në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokratizimin e shumë fusha të tjera. Ne jemi të gatshëm, që përmes përkushtimit tonë, ta përshpejtojmë progresin në këto fusha dhe rrjedhimisht rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se gjatë takimit me ministrin grek kanë biseduar mbi bashkëpunimin dhe miqësinë mes të dyja vendeve.

“Është e rëndësishme që vendet tona të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të zgjerojnë hapësirat e ndërveprimit, veçanërisht në sferat sociale, kulturore, por edhe në përballimin e sfidave të përbashkëta si kriza energjetike dhe tranzicioni drejt energjisë së gjelbër. Ky bashkëpunim i ngushtë do të kontribuonte në krijimin e urave mes vendeve dhe njerëzve tanë”, përfundoi Bislimi.

Në këtë takim ishte prezent dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

https://www.facebook.com/ZvKMBesnikBislimi/posts/pfbid0MYm94rsfkpHFMTNAoobQwBVc4LuJdwULDxSDEp33mfsv8SRHatFNWqkN2DvRSn1hl

/GazetaSinjali/