Pas lajmit të madh se shqiptarët u bënë bashkë në kohë rekord për të dërguar për shërim jashtë vendit Lean, erdhi momenti që vogëlushja të niset për kurim drejt Italisë.
Shumë familjarë të çiftit të ri ishin të pranishëm, ndërsa sytë e tyre të mbushur në lot tregonin shumëçka.
Lea vendoset në autoambulancë dhe tashmë është gjithçka gati për t’u nisur drejt aeroportit.
Armando, babai i Leas, qëndron në krah të të shoqes dhe këto do të jenë momentet e fundit që ai është pranë të bijës, pasi Lea do të niset në Itali me të ëmën.
Teksa sheh vajzën që niset për në Itali, 29-vjeçari ka shpërthyer në lot.