image I kërkoi para për mos t’ia publikuar fotot e videot intime, ky është burri nga Gjilani që përfundoi në ndalim policor

Siguri

I kërkoi para për mos t’ia publikuar fotot e videot intime, ky është burri nga Gjilani që përfundoi në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast shantazhi në qytetin e Gjilanit, ku viktimë është një vajzë e re e cila u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë për shkak se një person nuk e linte rehat duke i kërkuar para që mos t’ia publikojë fotot dhe videot intime. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet  e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari është  31-vjeçari, Ardian Emini, nga fshati Lladovë i Gjilanit.

Emini dyshohet se posedon fotografi dhe video intime të 19-vjeçares dhe nga e njëjta kërkon që t’i japë para në mënyrë që mos t’ia publikojë ato.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/