Britney Spears ka reaguar pak ditë pasi nëna e saj, Lynne, i kërkoi falje publike për atë që ka kaluar gjatë kujdestarisë 13 vjeçare. Këngëtarja ka reflektuar për trajtimet e saj mjekësore dhe qëndrimet në “psikiatri” gjatë një postimi në Instagram ku ajo refuzoi sërish kërkesën për falje nga familja e saj.
“Për 13 vjet, më duhej të takohesha çdo javë me mjekë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që përkeqësoi situatën!!!. Sa i përket gjithë familjes sime, duke përfshirë vëllain, motrën, kushërirat, hallat, xhaxhallarët, dreqin dhe gjithë audiencën… ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur!!!
Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e të lirëve!!!!”, ka shkruar këngëtarja. Ylli 40 vjeçar i muzikës shtoi se ndërsa vitet kalonin, babai i saj Jamie, e mbante ende të mbyllur.
“Asnjë person nuk u ngrit për mua!!! Mami merre faljen tënde dhe ik p*rdhu!!!. Dhe të gjithë mjekëve, lutem që të gjithë të digjeni në ferr!!!!”, përfundoi Spears.