Rrjetet sociale janë krijuar në mjetin më të lehtë që po përdoret nga persona të ndryshëm për të kërcënuar dikë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Zabel i Ultë në Drenas, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti përmes telefonit dhe rrjeteve sociale kishte kanosur dy persona të tjerë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.