image I kapën me drogë dhe 73 mijë euro në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Evropë

I kapën me drogë dhe 73 mijë euro në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

news image

Mbrëmjen e 2 shkurtit, 2 shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik droge.

Një 21-vjeçar dhe një 42-vjeçar udhëtonin me një furgon në të cilin kishin fshehur 5 pako me heroinë dhe kokainë, konkretisht 5.642 kg. Gjatë kontrollit nga policia u gjetën dhe mbi 73 mijë euro.

Marifeti i përdorur nga dyshja ishte aroma e rëndë, që supozohet të çorientonte qentë që do të nuhasnin brenda mjetit, raporton euronews.

Brenda pjesës së pasme të fugonit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime (vaj dhe fruta dhe thasë me mish në gjendje të avancuar dekompozimi) të cilat lëshonin një erë të fortë të përzier.

Sidoqoftë, shqiptarët nuk i shpëtuan kontrollit të imtësishëm dhe ranë në prangat e policisë italiane.

/GazetaSinjali/