image I jepet lamtumira e fundit policit që dyshohet se u vetëvra aksidentalisht në Mitrovicë

Sociale

I jepet lamtumira e fundit policit që dyshohet se u vetëvra aksidentalisht në Mitrovicë

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht. 

Gazeta Sinjali raportoi se zyrtarit policor i shkrepi arma duke hyrë në veturë, pasi doli nga poligoni i qitjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni e konfirmoi rastin për Sinjalin dhe tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Po, e konfirmojmë që ka ndodhë në poligonin e qitjes. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Preteni për Sinjalin.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarë miq dhe kolegë të së ndjerit.

/GazetaSinjali/