Tenori Ramë Lahaj ka njoftuar se i është dhënë lamtumira e fundit nënës së tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Varrimi i të ndjerës është bërë sot në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut.
Lajmin për vdekjen e saj, Ramë Lahaj e kishte marrë dy orë para se të fillonte performanca e tij para publikut në Prishtinë.
Megjithse, Lahaj kishte vazhduar performancën ashtu siç ishte paraparë.
Koncerti i tij i quajtur “Ramë Lahaj & Friends” ka filluar në ora 20:30 në sheshin ‘Skënderbeu’, megjithatë ai la koncertin në gjysmë dhe njoftoi publikun se arsyeja që po e ndërprenë atë, është vdekja e nënës së tij.
Lahaj është ngushëlluar e përshëndetur nga artistë të shumtë e akterë politik në vend.