image I jepet lamtumira e fundit heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Sociale

I jepet lamtumira e fundit heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

news image

Nën emocione të mëdha, e nën ndjenja krenarie me një ceremoni shtetërore, po i jepet lamtumira e fundit Afrim Bunjakut, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili mbeti i vrarë në Banjska të Zveçanit pas sulmit të një grupi terroristësh serbë, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri, tashmë i shpallur hero i Kosovës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po përcillet nga një numër i madh i familjarëve, miqëve, kolegëve e qytetarëve të vendit.

Pamje nga ceremonia e varrimit
Pamje nga ceremonia e varrimit
Pamje nga ceremonia e varrimit

Sot gjatë ditës, në nderim të tij është mbajtur mbledhja komemorative, ku morën pjesë një numër i madh njerëzish, përfshirë familjen e të ndjerit, presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryekuvendarin Konjufca.

Në mesin e fjalimeve të krerëve të shtetit, fjalën e nderit e mori edhe vajza e policit Afrim Bunjaku, Arbenita, e cila mes lotësh tha:

Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde.

Sulmi ndaj Afrim Bunjakut u krye teksa policia kishte shkuar për t’i larguar dy kamionët të cilët e kishin bllokuar rrugën në Banjska të Zveçanit.

/GazetaSinjali/