image I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Klina që humbi jetën në vetaksident

Sociale

I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Klina që humbi jetën në vetaksident

news image

Është duke ju dhënë lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Klina, i cili vdiq këtë të diel në një vetaksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, përcjell Gazeta Sinjali.

Në fotografitë që tashmë janë publikuar vërehen një numër i madh i njerëzve që kanë shkuar për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të riut.

Policia pas aksidentit kishte njoftuar se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit, duke u vetaksidentuar për vdekje.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë ndodhi edhe një aksident tjetër me fatalitet, në Koshare të Ferizajt, si pasojë e të cilit humbën jetën katër anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja./Gazeta Sinjali/