Aktori amerikan Jamie Foxx dhe tashmë ish- partnerja e tij, Katie Holmes i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Ndonëse ndarja erdhi muaj më parë, lajmi mundi të bëhet publik së fundmi, ku mësohet se ishte vetë 41-vjeçarja ajo që kërkoi shkëputjen pas qëndrimit së bashku për gjashtë vjet.Sipas “US Weekly”, aktorja nuk ishte dakord me stilin e jetesës së Jamie Foxx-it. Ky i fundit thuhet se takonte vazhdimisht gra të tjera dhe përfshihej në festa të shumta.
Po kështu, burimi në fjalë shton se Holmes dhe Foxx nuk kanë pasur kurrë një lidhje normale pasi jetonin në qytete të ndryshme dhe takoheshin rrallë. Nga ana tjetër, Holmes është më së shumti e fokusuar te rritja e vogëlushes së saj, Suri-t.