Njëri nga personat e infektuar me koronavirus, nga 4 rastet e konfirmuara gjatë natës së sotme është nga fshati Dumnicë i Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Komuna e Podujevës ka filluar dezinfektimin e shtëpisë së tij, për të vazhduar pastaj me dezinfektimin e objekteve komunale si dhe objekteve të banimit kolektiv.
Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili tha se dezinfektimi do të vazhdojë edhe gjatë orëve të vona, kurse në mëngjes njoftoi se do të dezinfektohet Lagjja e Dëshmorëve.
“Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës pēr dezinfektim menjëherë ka shkuar në fshatin Dumnicë, për t’i dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga vjen i prekuri me coronavirus. Në të njejtën kohë ka filluar dezinfektimi i objekteve të QKMF në Podujevë, Stacionit të Policisë, Objektit të Administratës Komunale dhe objekteve të tjera publike”, ka shkruar Rudari në Facebook./Gazeta Sinjali/