image I infektuari i fundit me koronavirus është një 67-vjeçar nga Malisheva

Kosovë

Detaje/ I infektuari i fundit me koronavirus është një 67-vjeçar nga Malisheva

news image

Numri i infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 22.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi 22-të i infektuar me koronavirus është i moshës 67-vjeçare nga fshati Llashkadrenoc i komunës së Malishevës.

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive. Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2616438111817510?__xts__[0]=68.ARCNn_xFwq6nSin9wYqfKhtbFsx0aUBp4j00SDKtHAFaESDHGng4VK_UnpdRpujt2c2roTf18jG2j_SCBmemVCnBTysMfDNOZe865L01yp1oUKgKr3zmb-Pz4DQSMLgWv5M4usMDQmLhr4yclDsgrQSUcT7oxjTKSxBZoeVFRlGxewegDlltJ8NaIaGr2OgP-HpiK337gscd_ThqX-ymqxku8NCoQpFn0Xl_niWd-Xhig1Gw9BpLyEvSJb6tEzIX_ACMk3kn6LsFj8SnmL812xBMysE08GfZANdtmaCw_DHjZi-Rz6GNkyT6MqFtHBoCcZOm0v6cOy3WEG35mAbtDg&__tn__=-R

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 22 raste me koronavirus, teksa në Shqipëri numri i të infektuarve ka shkuar në 70 dhe janë shënuar edhe dy viktima./Gazeta Sinjali/