image I hynë në shtëpi në Prishtinë dhe ia vjedhin armët

Siguri

I hynë në shtëpi në Prishtinë dhe ia vjedhin armët

news image

Një banor i rrugës “Shaqir Igrishta” në Prishtinë ka raportuar në Polici se më 16 shtator, mes orës 04:00 dhe 06:30 të mëngjesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, nga aty personat e panjohur kanë vjedhur një pushkë gjuetie, dy orë dore dhe para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë hyr në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një pushkë gjuetie, dy orë dore dhe para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/