image I gjithë ky arsenal armësh u gjet në shtëpinë e një istogasi

Siguri

Siguri/ I gjithë ky arsenal armësh u gjet në shtëpinë e një istogasi

news image

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka arrestuar H.Sh., i lindur më 1963, nën dyshimin për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arrestimi i tij është bërë në fshatin Tomoc-Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te i dyshuari.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, te personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:

“Një  pistoletë artizanal pa numër serik .

Një  pistoletë e gazit nr.EV 18080245

Një karikator  me  tete (8) te fishek te gazit

Tre fishek 7.62x25mm

Një gëzhojë 7.62×39

Fishek  gjuetisë kal.16 mm

Dhjetë(10) fishekë të gazit  dhe dhjetë(10) të shkrepur të gazit.

Pushkë e modifikuar nr.02478 nga  10 –she  në të gjuetisë .

Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she

Dhjetë (10)  pjesë të mekanizmave të armëve.

Tridhjetë e dy(32) gëzhoja 7.62.x39mm.

Tetë(8) fishkë për pushkë gjuetisë kal.16 mm.

Pesë (5) fishekë  të pistoletës.

Tetë (8) fishekë për pushkë të gjuetisë kal. 16mm.

Tridhjetë e katër (34) gëzhoja  gazi .

Një kuti me diabolla për pushkë ajrore.

Dhjetë (10) gëzhoja për pushkë  gjueti kal.16mm dhe një fishek

Njeëet (20) fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gëzhojë 20mm

Nje predhe e fishekut.

Nje pushkë ajrore hansan stricker .

Një palë dylbi optike hansar  për  arme  me nr.ser.3-9X42EG”, njofton policia.

I dyshuari me urdhër te Prokurorit është ndaluar për 48 orë,/Gazeta Sinjali/

SONY DSC
SONY DSC