image I gjejnë hashash e kallashnikov, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Siguri

I gjejnë hashash e kallashnikov, arrestohet një person në Fushë Kosovë

news image

Më 31 mars Policia ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, në garazhën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 1 kilogram hashash, dy peshore, fletore me shënime të shitjes, kallashnikov e kartela të telefonisë mobile.

Lidhur me këtë rast, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, pas intervistimit.

/GazetaSinjali/