Një person (emër i njohur për redaksinë) u plagos sonte me armë zjarri, në orët e mbrëmjes në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Për plagosjen e tij, Policia ka arritur ta kap një person. I dyshuari që u prangos, sipas burimeve të Sinjalit është Demir Kelmendi.
Kelmendi dyshohet se plagosi një burrë në dorë dhe në këmbë, me ç’rast viktima është dërguar për trajtim mjekësor, në emergjencën e spitalit të Gjakovës.
Sinjali sot raportoi për këtë rast pak minuta pasi ndodhi ngjarja.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se rasti po hetohet.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata