image I dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë është vëllai i personit që e vrau një student me kallashnikov para 5 vitesh

Siguri

I dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë është vëllai i personit që e vrau një student me kallashnikov para 5 vitesh

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se dy të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit, Albert Mujës në Mitrovicë, janë Lundrim Beqiri dhe shoku i tij me inicialet A.Z.

Lundrim Beqiri është vëllai i Valdrin Beqirit, i cili ishte arrestuar para 5 vitesh, për vrasjen me kallashnikov të studentit 21-vjeçar, Valon Sadikut, në rrugën “UÇK”, afër gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë.

Lidhur me vrasjen e mbrëmshme, Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete Albert Muja dhe dy të dyshuarit, Lundrim Beqiri dhe A.Z.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa sot pasdite pritet t’i jepet lamtumira e fundit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/