image I dyshuari për sulmin ndaj Abes: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të - Sinjali

I dyshuari për sulmin ndaj Abes: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të

news image

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.

Policia ka arrestuar në vend një të dyshuar mashkull, nën dyshimin për tentativë vrasje. Sulmuesi as nuk ka tentuar të arratiset.

Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Yamagami Tetsuya, banues në Nara, shkruajnë mediat botërore.

Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë, raportoi NHK.

Ndryshe, pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020, duke përmendur arsyet shëndetësore, Abe ka mbetur aktiv politikisht.

Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se, duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: